IKSHPK: Pakujdesia në ushqim shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve

29.08.2020

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë ka bër lutje tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdesë me ushqimet sepse kohëve të fundit janë regjistruar pacienta të cilët janë helmuar. Shumë herë jemi ballafaquar disa herë me helmime me ushqim. Gjatë këtij sezoni janë regjistruar helmime me ushqim! E fundit këtë javë në Suharekë! Kujdes gjatë gatimit, […]

IKSHPK: Pakujdesia në ushqim shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë ka bër lutje tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdesë me ushqimet sepse kohëve të fundit janë regjistruar pacienta të cilët janë helmuar.

Shumë herë jemi ballafaquar disa herë me helmime me ushqim.

Gjatë këtij sezoni janë regjistruar helmime me ushqim! E fundit këtë javë në Suharekë! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

Shumë qytetarë për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë bënë të ditur IKSHPK.

Instituti bënë lutje që të shmangën ushqimet si: mishi dhe mishi i peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!

Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë
Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer.Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet, nuk duhet të ringrihet!

Duart duhet të lahen:
-para se të filloni të përgatisni ushqimin
-pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
-pas përdorimit të tualetit
-pasi të pastroni hundën
pasi të prekni një kafshë
-pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

Këto janë disa udhëzimet të cilat IKSHPK i ka bërë të ditura për të gjithë qytetarët sepse pakujdesia në ushqime shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve.