Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se pirja e duhanit rrit rrezikun e prekjes nga Coronavirusi Covid-19.

Po ashtu IKSHPK ka dhënë edhe sqarime se pse duhanpirësit janë më të rrezikuar nga prekja me Covid-19.

1. Duke pirë duhan, ju e afroni dorën te goja dhe kështu mund ta bartni virusin në trupin tuaj;

2. Ndarja e produkteve të duhanit me të tjerët si nargjilja mund ta përhap virusin në mes njerëzve;

3. Duhani dobëson sistemin tuaj të frymëmarrjes dhe ju bën më të ndjeshëm ndaj virusit.