IKSHPK pas 418 rasteve të reja me COVID-19: Mos e lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesinë e disave

30.10.2020

Pas shifrave rekorde të cilat u regjistruan sot në vendin tonë ka reaguar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. “Sot janë konfirmuar 418 raste të reja me COVID-19 si shkak i pakujdesisë tonë. Ky është numër rekord deri tani. Numri i rasteve javën e fundit ka pësuar rritje brengosëse si pasojë e drejtëpërdrejtë e […]

IKSHPK pas 418 rasteve të reja me COVID-19: Mos e lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesinë e disave Foto: Ilustrim

Pas shifrave rekorde të cilat u regjistruan sot në vendin tonë ka reaguar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“Sot janë konfirmuar 418 raste të reja me COVID-19 si shkak i pakujdesisë tonë. Ky është numër rekord deri tani. Numri i rasteve javën e fundit ka pësuar rritje brengosëse si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.

Ju lutemi të keni kujdes në mbajtjen e maskave, mbani distancë dhe higjienën personale. Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve” thuhet në reagimin e IKSHPK-së.

IKSHPK apelon tek qytetarët, institucionet publike e private, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Postimi i plotë: