IKSHPK me apel: Vaksinohuni, mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave!

23.07.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të vaksinohen kundër COVID-19. IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen në mënyrë që të mos lejojnë mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disa personave. Po ashtu nga ky institut është thënë se kudo që […]

IKSHPK me apel: Vaksinohuni, mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave! Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të vaksinohen kundër COVID-19.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen në mënyrë që të mos lejojnë mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disa personave.

Po ashtu nga ky institut është thënë se kudo që vëreni persona që nuk janë vaksinuar, t’i këshilloni të vaksinohen për të ruajtuar shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre.

IKSHPK gjithashtu ka theksuar se mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike, pasi që një gjë e tillë bënë që të rriten rastet e sëmundjes, rastet e vdekjes, mbingarkimi i institucioneve shëndetësore.

“Ne po punojmë për ju pa ndërprerë, andaj na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!”, thuhet në apelin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Apeli i plotë i IKSHPK-së:

Të dashur qytetarë!

Vaksinohuni!

Mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave!

Kudo që vëreni persona që nuk janë vaksinuar, i këshilloni të vaksinohen për të ruajtuar shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Virusi është kudo! Virusi vret!

Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve!

Vaksinohuni!

Mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike, rritë rastet e sëmundjes, rritë rastet e vdekjes, mbingarkon institucionet shëndetësore.

Ne po punojmë për ju pa ndërperë, andaj na ndihmoni pak që të ju nidhmojmë shumë!

Ne ju treguam qe 18 muaj se mund ta mbajmë nën kontroll COVID-19 vetëm së bashku!

Vaksinohuni!

Mbani maska-shpëtoni jetë! Së bashku kursejmë jetë!

Është në dorën e secilit të kontribuojmë në këtë situatë të rënduar dhe të bindni së paku një person të vaksinohet dhe t’i përmbahet rekomandimeve të Institutit Kombëtar!

Andaj ju lutemi: Për hirë të shëndetit tuaj – Vaksinohuni!