IKSHPK me apel për qytetarët dhe institucionet

11.10.2021

Nga ky institut kanë thënë personat e pavaksinuar kundër këtij virusi, janë brenga më e madhe. Sipas IKSHPK’së, nëse qytetarët nuk vaksinohen mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit. Njoftimi i […]

IKSHPK me apel për qytetarët dhe institucionet

Nga ky institut kanë thënë personat e pavaksinuar kundër këtij virusi, janë brenga më e madhe.

Sipas IKSHPK’së, nëse qytetarët nuk vaksinohen mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të dashur!

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Ju lutemi!

Vaksinohuni!

Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe!

Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e  Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

Vaksinohuni!

Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Etiketat