IKSHPK jep sqarime se kush duhet të marr vaksinën AstraZeneca dhe për efektet anësore të saj

IKSHPK jep sqarime se kush duhet të marr vaksinën AstraZeneca dhe për efektet anësore të saj
Saranda Bytyçi

07.04.2021 / Lajme

Para më shumë se dhjetë ditësh Republika e Kosovës ka pranuar 24mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca, nga të cilat tashmë janë vaksinuar një pjesë e personelit shëndetësor.

Ashtu si në vende të ndryshme të botës edhe në Kosovë ekziston dyshim lidhur me efektivitetin dhe efektet anësore të kësaj vaksine. Për këtë përmes një udhëzimi, IKSHPK-ja sqaron pyetjet më të shpeshta që bëhen në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19, në veçanti për efektet anësore të vaksinës “AstraZeneca”.

Sa i përket efekteve anësore, në udhëzimin e IKSHPK-së, thuhet se si të gjitha vaksinat e tjera, edhe vaksina “AstraZeneca” mund të shkaktojë efekte anësore te disa njerëz. Shumica e efekteve anësore, sipas IKSHPK-së, janë të natyrës së lehtë dhe kalojnë brenda pak ditësh.

Po ashtu aty jepet përgjigja edhe nëse duhet të vaksinohet personat të cilët e kanë kaluar COVID-19.

LEXO EDHE:  Një i vdekur dhe një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, 195 raste në tërë Kosovën

“Të gjithë persona mbi moshën 18 vjeç rekomandohet që ta marrin vaksinën, edhe nëse tashmë e kanë kaluar COVID-19. Të dhënat e studimeve klinike tregojnë se vaksina nuk ka ndonjë efekt anësor shtesë te personat që e kanë kaluar COVID-19”, thuhet në informacionet që ka publikuar IKSHPK-ja.

Sa i përket grave shtatzëna, rekomandohet që para vendimit për vaksinim ose jo, të konsultohen me mjekun për të vlerësuar rreziqet dhe përfitimet të vaksinës.

Më tej sqarohet nëse mundet që personat e vaksinuar ta infektojnë dikë me COVID-19.

“Dy doza të vaksinës do t’i zvogëlojnë ndjeshëm gjasat që të sëmureni rëndë nga COVID-19. Ende nuk dihet nëse vaksina do të ju mbrojë nga infektimi dhe shpërndarja e virusit. Prandaj është e rëndësishme t’u përmbaheni masave parandaluese për t’i mbrojtur të tjerët”, thuhet në broshurën informative që e ka publikuar IKSHPK-ja.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit