IKSHPK-ja apelon qytetarët që të testohen nëse kanë simptoma të COVID-19

26.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin e publikuar për rastet e reja me COVID-19, ka apeluar të gjithë qytetarët të cilët kanë simptoma që të testohen. “IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë” thuhej në […]

IKSHPK-ja apelon qytetarët që të testohen nëse kanë simptoma të COVID-19 Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin e publikuar për rastet e reja me COVID-19, ka apeluar të gjithë qytetarët të cilët kanë simptoma që të testohen.

“IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë” thuhej në njoftim.

Mikrobiologu, Lul Raka disa ditë më parë ka thënë se numri i testimeve në vend ka rënë sepse ka humbur interesimi i qytetarëve për t’u testuar.

Rikujtojmë që sot janë konfirmuar 270 raste të reja me COVID-19, 3 raste në Komunën e Suharekës.