IKSHPK-ja apelon qytetarët që të testohen nëse kanë simptoma të COVID-19

29.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë simptoma të Koronavirusit që të testohen. IKSHPK-ja përmes një komunikate për media ka apeluar qytetarët që të testohen për COVID-19 nëse kanë simptoma të këtij virusi. “IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke […]

IKSHPK-ja apelon qytetarët që të testohen nëse kanë simptoma të COVID-19 Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë simptoma të Koronavirusit që të testohen.

IKSHPK-ja përmes një komunikate për media ka apeluar qytetarët që të testohen për COVID-19 nëse kanë simptoma të këtij virusi.

“IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë” thuhet në komunikatë.

Kujtojmë që edhe mikrobiologu, Lul Raka ditë më parë ka thënë se rënia e numrit të testimt për COVID-19 po ndodhë si shkak i rënies së interesimit të qytetarëve.

Njoftimi i plotë:

Instituti Kombëtari shëndetësisë publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parrandalimin e COVID-19.

Ekipet e IKSHPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit. Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin “Zahir Pajaziti”:

1. Testimi bëhet prej orës 9.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020;

2. Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR;

3. Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike.

Duke pasur parasysh rëndësine e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.