IKSHPK i propozon ministrit Vitia dhënien e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID

08.09.2021

Është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku pas kësaj mbledhje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media. Vitia në këtë konferencë është deklaruar për miratimin e plotësim-ndryshimit të 15 ligjeve në sektorin e shëndetësisë si dhe për gjendjen me pandeminë COVID-19. Ministri Vitia ka theksuar se ditëve të fundit ka […]

IKSHPK i propozon ministrit Vitia dhënien e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID Foto: Ilustrim

Është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku pas kësaj mbledhje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media.

Vitia në këtë konferencë është deklaruar për miratimin e plotësim-ndryshimit të 15 ligjeve në sektorin e shëndetësisë si dhe për gjendjen me pandeminë COVID-19.

Ministri Vitia ka theksuar se ditëve të fundit ka pasur rënie të numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19 si dhe të hospitalizimeve. Por, pavarësisht kësaj ai ka shtuar se gjendja ende është e brishtë si dhe jostabile.

Po ashtu, Vitia ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) i ka propozuar që të ketë në konsideratë dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Për këtë gjë, ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka filluar negocimin me kompanitë prodhuese të vaksinave për sigurimin e një milion vaksinave shtesë për vitin e ardhshëm.

Gjithashtu, më tutje ka thënë se do të kemi në konsideratë edhe administrimin e dozës së tretë kurdo që shihet kjo e domosdoshme, sidomos kjo vlen për grupet më të ndjeshme të popullatës.