IKSHPK: Fluks i shtuar i qytetarëve, kjo është sjellje e rrezikshme

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë thotë se sot është shtuar lëvizja e qytetarëve në të gjithë Kosovën, e sipas institutit, kjo është e rrëikshme.

IKSHPK’ja thotë se lehtësimi i masave nga data e sotme, nuk do të thotë që nuk duhet të zbatohen rekomandimet sepse akoma ka rrezik përhapja e virusit Covid 19.

Shkrimi i plotë i IKSHPK’së:

Vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave

Të nderuar qytetarë!

Sot vërehet fluks i shtuar i qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandime të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.