IKSHPK: Ata që janë testuar për COVID-19 duhet të qëndrojnë në shtëpi deri në lajmërimin e rezultatit

14.01.2022

Të gjithë personat të cilët janë mostruar për testim në COVID 19 duhet të qëndrojnë në shtëpi/banesë deri në lajmërimin e rezultatit të testit nga IKSHPK. Personat të cilët lajmërohen që kanë rezultuar pozitiv në COVID-19 e kanë të ndaluar që personalisht të shkojnë në IKSHPK për të kërkuar rezultatin deri në 10 ditë pas […]

IKSHPK: Ata që janë testuar për COVID-19 duhet të qëndrojnë në shtëpi deri në lajmërimin e rezultatit Foto: Ilustrim

Të gjithë personat të cilët janë mostruar për testim në COVID 19 duhet të qëndrojnë në shtëpi/banesë deri në lajmërimin e rezultatit të testit nga IKSHPK.

Personat të cilët lajmërohen që kanë rezultuar pozitiv në COVID-19 e kanë të ndaluar që personalisht të shkojnë në IKSHPK për të kërkuar rezultatin deri në 10 ditë pas ditës së testimit.

Individët e interesuar që të kenë rezultatin në formë të shkruar më herët, rezultatin e testimit mund ta kërkojnë përmes emailit në QOE.IKSHP@rks-gov.net ose të autorizojnë (me posedim të letërnjoftimit/pasaportës të personit testuar) ndonjë individ që nuk është i infektuar me COVID 19.