Ditëve të fundit në Kosovë numri i të infektuarve me Korona virus ka shënuar ngritje, deri më tani në vendin tonë numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë.

IKSHPK-ja gjatë 24 orëve të fundit ka identifikuar 130 raste të reja me COVID-19 nga 19 komuna.

Ndërsa, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 1,695.

IKSHPK-ja vazhdimisht po jep këshilla si të mbrohemi nga virusi Korona dhe po bënë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes, sepse të gjithë jemi të rrezikuar nga ky virus, shkruan SuharekaOnline.

Së fundmi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka publikuar një fotografi në facebook, me mbishkrim “Askush nuk është I sigurt nga virusi pavarësisht prejardhjes, racës, etnisë apo statusit ekonomik. Të gjithë jemi të rrezikuar”