IKShPK apelon për vaksinim: Varianti Delta po përhapet me shpejtësi

10.08.2021

Ditëve të fundit ka shënuar rritje drastike numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë. Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 562 raste të reja me COVID-19, prej tyre 6 raste në Komunën e Suharekës. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalur me një apel tek qytetarët që […]

IKShPK apelon për vaksinim: Varianti Delta po përhapet me shpejtësi Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit ka shënuar rritje drastike numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 562 raste të reja me COVID-19, prej tyre 6 raste në Komunën e Suharekës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalur me një apel tek qytetarët që të vaksinohen dhe të mos hezitojnë, pasi që varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe numri i rasteve po rritet.

“Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina”, thuhet në apelin e IKShPK-së.

“Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit”, thuhet më tutje në apel.

Apeli i plotë i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës:

Qytetarë të dashur!

Varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe numri i rasteve po rritet!

Ju lutemi!

Vaksinohuni!

Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

Vaksinohuni!

Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVIiD-19.

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!