IKSHPK apel për vaksinim: Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe

21.08.2021

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka ardhur sërish me një apel ndaj qytetarëve të Kosovës, duke iu kërkuar që në masë sa më të madhe të vaksionohen, si e vetmja mënyrë për ta luftuar e për tu mbrojtur nga virusi Covid e nga variant i tij i fundit Delta. Ata kanë thënë se vaksinat […]

IKSHPK apel për vaksinim: Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe Foto: Ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka ardhur sërish me një apel ndaj qytetarëve të Kosovës, duke iu kërkuar që në masë sa më të madhe të vaksionohen, si e vetmja mënyrë për ta luftuar e për tu mbrojtur nga virusi Covid e nga variant i tij i fundit Delta.

Ata kanë thënë se vaksinat janë të sigurta, dhe se vaksinimi është metoda më e mirë më e lirë dhe më efikase në luftën kundër Covid-19.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur!

Delta varianti po vazhdon të hënon përhapet me shpejtësi në Kosovë! Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët!

Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant! Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre duhet të bëhet nga çdo qytetar i Republikës.

Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është VAKSINIMI!

Andaj për hir të shëndetit tuaj!

Ju lutemi!

Vaksinohuni!

Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe!

Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e  Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

Vaksinohuni! 🙏

Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!