IKSHPK: 65% e të vdekurve në Kosovë nga COVID-19 janë meshkuj

03.03.2021

Gjatë ditëve të fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID-19, ku vetëm sot IKSHPK ka njoftuar për 568 raste të reja dhe 4 raste të vdekjes. Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKSHPK) bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë nisur fushatën për mbrojtje nga pandemia “Bashkë kundër COVID-19”. Përmes kësaj fushate këto […]

IKSHPK: 65% e të vdekurve në Kosovë nga COVID-19 janë meshkuj Foto: Ilustrim

Gjatë ditëve të fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID-19, ku vetëm sot IKSHPK ka njoftuar për 568 raste të reja dhe 4 raste të vdekjes.

Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKSHPK) bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë nisur fushatën për mbrojtje nga pandemia “Bashkë kundër COVID-19”.

Përmes kësaj fushate këto institucione kanë për qëllim të informojnë qytetarët lidhur me pandeminë COVID-19.

IKSHPK ka bërë të ditur se deri tani në Kosovë kanë vdekur më shumë meshkuj se sa femra, ku përqindja është 35% femra dhe 65% meshkuj.

Gjithashtu përmes kësaj fushate, qytetarët këshillohen që të dezinfektojnë jo vetëm duart, por edhe pajisjet që përdorin, si telefoni, çelësat etj.