IKSHP apelon qytetarët e Kosovës: Mos i hani këto ushqime

IKSHP apelon qytetarët e Kosovës: Mos i hani këto ushqime

Pas lajmit se mbi 20 persona janë helmuar si pasojë e mishit të kontaminuar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka dalur me një komunikatë ku kërkon që të shmangeni nga këto ushqime gjatë ditëve kur temperaturat janë shumë të larta.

Inistitui bën thirrje që ndër të tjera të shmanget konsumimi i mishit të papërpunuar hermetikisht, qumështit të pasterizuar apo të zier, vezëve të freskëta, majonezës etj.

Kjo është komunikata e plotë:

Qytetarë të nderuar!

Jemi në sezonin e verës! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

Këtë javë jemi ballafaquar me epideminë me Salmonela në Gjilan.

Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spitalin e Gjilanit të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekë e janë jashtë rrezikut për jetë.

Instituti Kombëtar i bënë thirrje popullatës:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi

Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë

Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet

Duart duhet të lahen dhe thahen:
para se të filloni të përgatisni ushqimin;
pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet;
pas përdorimit të tualetit;
pasi të pastroni hundën;
pasi të prekni një kafshë;
pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO!

PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK  PËR JETÊN E QYTETARËVE!

RAPORTO