08.09.2019, 11:39

IKD: Institucionet shtetërore dështuan të mbrojnë buxhetin e shtetit nga “Rasti Veteranët”

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Drejtësia ‘amniston’ veteranët e rrejshëm, dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës: Analizë e aktakuzave, proceseve gjyqësore dhe aktgjykimeve në rastet e veteranëve të rrejshëm”.

Me këtë rast, u tha se sistemi i drejtësisë nuk ka përmbushur obligimet ligjore në rastin e “veteranëve” dhe se trajtimi i rasteve të tilla po bëhet në formë shablloni.

Nga IKD, Hyrije Mehmeti tha se prokurorët dhe gjykatësit kanë dështuar të mbrojnë interesin publik, buxhetin e Kosovës nga veteranët e rrejshëm.

Ndërkaq, Gzim Shala i renditi të gjitha arsyet se pse prokurorët do të duhej të ishin më efikas nw këtë drejtim dhe formën si do të duhej të veprohej.

LEXO EDHE:  Burim Ramadani: Ushtria jonë do të jetë Ushtri e mençur, Ushtri Inteligjente

Sipas tij, edhe Gjykata Themelore në Pejë ka marrë disa aktgjykime, por pa kompensim.

“Prokurori shtetit, Gjykata Themelore e Pejës kanë dështuar në mbrojtën e buxhetit të shtetit sa i përket lëndës veteranët e rrejshëm”, tha ai.

Kurse, Driton Nocaj i drejtoi institucioneve disa rekomandime të IKD-së.

“Prokurorët e Shtetit të kuptojnë drejt misionin e tyre përballë mbrojtjes së interesit publik dhe jo vetëm që të jetë tendenca e vetme të jetë shpallja fajtor e personave të akuzuar”, tha ai.

Ky raport është bërë në përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.