IHMK-ja paralajmëron vërshime në Suharekë dhe disa komuna të tjera

22.01.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga 23 janari 2021 priten reshje të shumta të shiut. IHMK-ja bënë të ditur se reshjet të cilat pritet të fillojnë nga data 23 janar 2021 fillimisht do të përfshijnë pjesën perendimore të Kosovës dhe do shtrihen nga lindja, përcjellë SuharekaOnline. Tutje IHMK-ja bënë të ditur se intensiteti […]

IHMK-ja paralajmëron vërshime në Suharekë dhe disa komuna të tjera Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga 23 janari 2021 priten reshje të shumta të shiut.

IHMK-ja bënë të ditur se reshjet të cilat pritet të fillojnë nga data 23 janar 2021 fillimisht do të përfshijnë pjesën perendimore të Kosovës dhe do shtrihen nga lindja, përcjellë SuharekaOnline.

Tutje IHMK-ja bënë të ditur se intensiteti i reshjeve do të jetë mesatar që do të vazhdojnë me intensitet më të lartë e që përfshihen disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Suharekë, Mamushë, Prizren, Dragash etj të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.

Ndërsa, në pjesë të tjera të vendit pritet që sasia e reshjeve të jetë më e vogël.

Rikujtojmë se si pasojë e reshjeve të shumta të datës 8 janar të cilat kanë vazhduar deri me datë 11 janar të këtij viti në Komunën e Suharekës kanë shkaktuar dëme materiale të cilat arrijnë vlerën rreth 1 milionë euro.