IHK: Mot kryesisht pranveror do të mbajë për gjatë dy ditëve të ardhshme

02.03.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesishst pranveror. Sipas IHK-së kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit. Ndërsa sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta […]

IHK: Mot kryesisht pranveror do të mbajë për gjatë dy ditëve të ardhshme Foto: Hallka - Marketing Agency

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesishst pranveror.

Sipas IHK-së kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit.

Ndërsa sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.