Idriz Selimaj: Shtyhet për në qershor aplikimi i pullës mjedisore

01.02.2019

Ndonëse Ministria e Infrastrukturës kishte paralajmëruar që më një shkurt të fillojë së aplikuari pullën mjedisore, e cila do ta bëjë matjen e gazrave të veturave, një gjë e tillë nuk do të bëhet deri më një qershor të këtij viti. Kjo për shkak që, sipas zyrtarëve të këtij dikasteri, shumë qendra të kontrolleve teknike […]

Idriz Selimaj: Shtyhet për në qershor aplikimi i pullës mjedisore Foto: Ilustrim

Ndonëse Ministria e Infrastrukturës kishte paralajmëruar që më një shkurt të fillojë së aplikuari pullën mjedisore, e cila do ta bëjë matjen e gazrave të veturave, një gjë e tillë nuk do të bëhet deri më një qershor të këtij viti.

Kjo për shkak që, sipas zyrtarëve të këtij dikasteri, shumë qendra të kontrolleve teknike kanë kërkuar që të shtyhet për shkak se ende nuk janë të pajisura me mjete të duhura dhe se stafi nuk është i kualifikuar, raporton KTV.

Idriz Selimaj, Zv/ministër në Ministrinë e Infrastrukturës, thotë se çmimi për këtë pullë do të jetë i volitshëm, por kur të fillojë së aplikuari do të rritet edhe çmimi për kontrollim teknik.

Këtë e mirëpresin edhe qendrat e kontrollit teknik në kryeqytet, por thonë se iu është dashur më shumë kohë derisa ta kualifikojnë stafin dhe të marrin pajisje të reja.

Pulla apo tiketa mjedisore e automjeteve është një shenjë që vendoset ne pjesën e përparme të xhamit të automjeteve, për ta treguar nivelin e emisioneve që emetohen nga automjeti përkatës.

Qëllimi i përdorimit të saj është reduktimi i ndotjes së ajrit nga burimet e lëvizshme, duke përcaktuar zona të lejuara apo të ndaluara për qarkullimin e automjeteve, varësisht nga niveli i emetimeve të gazrave që lirojnë ato.