Ideatori i emblemës së UÇK-së, Gafurr Elshani ftohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka vazhduar edhe sot me ftesa për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mëngjesin e së enjtes, OVL e UÇK-së, ka njoftuar se i ftuari i radhës nga kjo Gjykatë është Gafurr Elshani.

Sipas njoftimit, Elshani është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Elshani është dizajneri i emblemës së UÇK-së, dhe autor i librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, i cili është botuar gjatë luftës.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mori lajmin se në bisedë informative në cilësinë e dëshmitarit është ftuar Avokati Gafurr Elshani. Z. Elshani ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejt në luftën çlirimtare, njëri nga figurat e rëndësishme të LPK-së dhe UÇK-së. Gafurr Elshani është dizajneri i Emblemës së UÇK-së dhe autor i librit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, botuar gjatë luftës.Ai gjithashtu është edhe këshilltar i selisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së”, thuhet në komunikatën e OVL-së së UÇK-së.