I riu nga Korisha e Prizrenit shërohet nga Koronavirusi

I riu nga fshati Korishë i Prizrenit, i cili pas kthimit nga Londra kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 në aeroportin e Prishtinës, në testimet e fundit dje ka rezultuar negativ.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori për Emergjencë dhe Siguri në Prizren, Faruk Dakaj.

“Rasti i të riut nga fshati Korishë, i cili pas kthimit nga Londra kishte rezultuar pozitiv me Covid 19 në aeroportin e Prishtinës, në testimet e fundit sot ka rezultuar negativ”, shkruan Dakaj në Facebook.

Ndërsa një 70-vjeçare nga fshati Korishë e Prizrenit, e cila ditë më parë rezultoi me Covid-19 është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shkak të problemeve pulmonare, infektologët në Klinikën Infektive kanë thënë se gjendja shëndetësorë e saj është e rënduar.

Por, mosidentifikimi i burimit të kontaktit të pacientit të fundit me Covid-19 në Komunën e Prizrenit ka vënë në alarm autoritetet këtu.

Disiplina mposht koronavirusin!
Rri n’shpi!

RAPORTO