Herolind Bytyçi
13.05.2019, 21:12

I mbijetuari i masakrës së Korishës, rrëfen tmerrin e para 20 viteve

I mbijetuari i masakrës së Korishës, Sokol Ahmetaj, rrëfen për ngjarjen e rëndë të ndodhur para 20 vitesh, në të cilen u vranë 77 banorë të pafajshëm nga Korisha e fshatra të tjera, ndërsa ai kishte pësuar plagë të rënda , dhe mezi i kishte mbijetuar vdekjes, duke u trajtuar edhe nëpër pyje.

Sokol Ahmetaj nga Korisha, ishte vetëm 16 vjeç kur familjarë, bashkëvendas dhe të tjerë u goditën natën e 13 Marsit të vitit 1999 nga sulmet ajrore, nga kurthi që iu kishin bërë forcat ushtarake serbe në hyrje të Korishës. Ai, kishte pësuar plagë të rënda, të cilat mund t’i shkaktonin edhe vdekje. Sokoli, rrëfen se si i kuroi ato plagë dhe në çfarë kushte. 

Ai, sot në 20 vjetorin e kësaj ngjarje, thotë se ende jeton me kujtime dhe mendime të asaj nate të tmerrshme, nga e cila pësuan 77 civilë të pafajshëm nga Korisha, Bllaca, Budakova, Mushtishti dhe nga Grejkoci i Suharekës./tvprizreni.info/