I ftuari nga Suhareka refuzon ftesën nga Gjykata Speciale

23.09.2019

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, Bashkim Gashi nga Suhareka ka refuzuar ftesën e kësaj Gjykate, këtë e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK). OVL e UÇK-së ka kërkuar nga mediat që personi në fjalë të lihet i qetë, dhe për çdo informim […]

I ftuari nga Suhareka refuzon ftesën nga Gjykata Speciale Foto: Ilustrim

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, Bashkim Gashi nga Suhareka ka refuzuar ftesën e kësaj Gjykate, këtë e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK).

OVL e UÇK-së ka kërkuar nga mediat që personi në fjalë të lihet i qetë, dhe për çdo informim të kontaktohet organizata e veteranëve.

“Meqenëse Gashi ishte tek ne në zyrë, dhe ftesa i është ofruar për datën 24 shtator 2019, por nuk e ka pranuar pa sqarime shtesë, ne si OVL UÇK, i sugjerojmë që ta pranoj ftesën e ardhshme dhe të mos krijoj presedan për të tjerët”, thuhet në njofim.