I ftohti arktik në Kosovë, temperatura deri në -9 gradë

11.01.2022

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të mërkurën në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri zero gradë Celsius. Të enjten parashihet mot më i ftohët dhe me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale […]

I ftohti arktik në Kosovë, temperatura deri në -9 gradë Foto: Ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të mërkurën në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri zero gradë Celsius.

Të enjten parashihet mot më i ftohët dhe me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s.