I dyshuari në fjalë sipas burimeve të Sinjalit është, Kosovar Elshani nga Suhareka.
Kjo ngjarje tronditëse ka ndodhur më 24.11.2025 rreth orës 09:00 në fshatin Gadime e Ulët, ku një grua dyshohet se është sulmuar brutalisht me sëpatë në kokë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht se ndaj tij kishte urdhër mbrojtës aktiv
Sipas informatave fillestare, rasti është raportuar në polici nga vëllai i viktimës, i cili ka njoftuar se motra e tij me inicialet S.A. është goditur rëndë në shtëpinë e saj nga ish-bashkëshorti, Kosovar Elshani nga Suhareka.
Gjendja shëndetësore e viktimës rezulton të jetë stabile, ndërsa njësitë policore dhe ato emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.
I dyshuari, Kosovar Elshani nga Suhareka, ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një veturë Renault të kuqe.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.