Hysen Durmishi emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës

24.03.2021

Qeveria Kurti 2, dy ditë pas caktimit të ministrave në dikasteret qeveritare, ka filluar edhe me emërimin e zv/ministrave nëpër këto dikastere. Hysen Durmishi nga Lëvizja Vetëvendosje është caktuar zv/ministër në ministrinë e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dikaster që udhëhiqet nga Liburn Aliu. Në vendimin e marrë dje(23.03.2021) ceken përgjegjësitë e zv/ministrit. ” 1. […]

Hysen Durmishi emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës Foto: Ilustrim

Qeveria Kurti 2, dy ditë pas caktimit të ministrave në dikasteret qeveritare, ka filluar edhe me emërimin e zv/ministrave nëpër këto dikastere.

Hysen Durmishi nga Lëvizja Vetëvendosje është caktuar zv/ministër në ministrinë e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dikaster që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Në vendimin e marrë dje(23.03.2021) ceken përgjegjësitë e zv/ministrit.

1. Z. Hysen Durmishi emërohet zëvenëdësministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

2. Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe është përgjegjës për aktivitetet në fushat e përcaktuara nga Ministri, si dhe zëvëndësimin e Ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendjen të kryej detyrëne tij

3. Zv.ministri, brenda 30 dite nga hyrja në fuqi e këtij vendimi është i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me Ligjin Nr. 04/L 0-50 për deklarim, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-228 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L 0-50.

4. Vendimi hynë në fuqi në ditën e nënshkrimit nga kryeministri” thuhej në njoftim.

Rikujtojmë se Hysen Durmishi në zgjedhjet e 14 shkurtit kishte garuar për deputet nga radhët e LVV-së, ku kishte marrë gjithsej 5 217 vota.

Hysen Durmishi më herët ishte edhe drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.