Hynë ligji në fuqi, 650 pjestarë të rinj do t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës

26.01.2019

Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës, ka bërë që pako e ligjeve të FSK-së të hyr në fuqi nga 21 janari, po ashtu Komandanti i FSK-së Rrahman Rama ka thënë se Ushtrisë së Kosovës, në këtë vit do t’i bashkohen 650 pjestarë të rinj, para disa dite Rrahman Rama […]

Hynë ligji në fuqi, 650 pjestarë të rinj do t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës Foto: Ilustrim

Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës, ka bërë që pako e ligjeve të FSK-së të hyr në fuqi nga 21 janari, po ashtu Komandanti i FSK-së Rrahman Rama ka thënë se Ushtrisë së Kosovës, në këtë vit do t’i bashkohen 650 pjestarë të rinj, para disa dite Rrahman Rama ka marrur mandatin që edhe 5 vjetë të tjera të jetë në krye të FSK-së.

Komandanti i FSK-së, gjatë një komunikate për radio kosovën, deklaroi se ne si institucion, do të lëshojmë një fushatë për rekrutimin e ushtarëve të rinj, ku parashihet të rekrutohen rreth 650 pjestarë të rinj.

Po ashtu, Rama gjatë asaj komunikate tha se ne do të marrim pjestarë të rinjë, duke i përzgjedhur kadetët që kemi nevojë.

Rama tha se ne paraprakisht i bëjmë disa llogaritje se sa oficerë mund të shkojnë në pension, po ashtu ka mundësi që të largohen për shkaqe diciplinore, dhe mbi bazën e kësaj parallogaritje ne i zgjedhim numrin e kadetëve.

Gjatë rekrutimit ekziston në Ushtri “Java e ferrit” ku përzgjidhen deri në 20 pjestarë, ku 5 deri 6, për shkaqe të mos përballimit ata e lëshojnë.

Rrahman Rama tha se është paraparë që do të bëjmë rekrutimin për 650 ushtarë të rinjë, ku shihet se gjysma e tyre do të jenë pjesë e FSK-së në këtë vit, kurse gjysma tjetër do t’i kryen disa trajnime bazike, por nëse nuk kryhen trajnimet bazike ata nuk nënshkruajnë kontratë, të cilat këto trajnime zgjatin deri në 12 javë.

Rrahman Rama: Së shpejti, ne do të marrim ushtarë të rinj, sepse për kadetë përzgjedhjen e bëjmë varësisht prej nevojave që i kemi, sepse ne bëjmë një parallogari sa oficerë shkojnë në pesnion, sa mund të jenë të larguar për shkaqe diciplinore dhe mbi bazë të këtij vlerësimi e caktojmë nurmin e kadetëve që ne zakonisht i përzgjedhim deri në 20 dhe në atë “javën e ferrit”, diku 5 apo 6 e lëshojnë sepse nuk mund të përballojnë. Këtë vit do të bëjmë rektrutimin për 650 ushtarë të rinj. Pas përzgjedhjës me të gjitha kriterët që duhen, gjysma e tyre do të jenë pjesë e FSK-së në këtë vit, në pjesën e dytë të vitit. Pjesa tjetër do t’i kryen trajnimet bazike, sepse kur ata përzgjedhën nuk nënshkruajnë kontratë derisa nuk e kryejnë trajnimin bazik, i cili do të jetë 12 javë. Gjysma tjetër do të fillojnë në janar të 2020.