Hykmete Bajrami: Grantet për familjarët nuk mbulohen me terrorizmin në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke i akuzuar për abuzim me pushtetin dhe për përpjekje për të mbuluar skandale me akuza për terrorizëm në veri të vendit.
Gjatë një fjalimi në Kuvend, Bajrami u shpreh se dhënia e granteve për familjarët e disa politikanëve nga partia në pushtet nuk mund të justifikohet me situatën në veri të Kosovës. Ajo theksoi se nëse do të kishte sovranitet të plotë në veri, nuk do të ishte e mundur që të hyjë armëtim në këtë pjesë të vendit.
“Keni dhënë grante për familjarë dhe sot del ministri don me i mbulu skandalet duke u thirrë në ditëlindjen e të madhit Ibrahim Rugova. Nuk shkon kështu. As nuk mundeni me mbulu me terrorizmin që po ndodhë në veri, as nuk mundeni me na shitë trimëri për çka po ndodhë në veri, sepse sikur të kishte sovranitet me të vërtetë nuk kish pasë mundësi me ndodhë këto që po ndodhin, me hi gjithë ai armatim brenda”, deklaroi Bajrami.
Deputetja e LDK-së ka kritikuar gjithashtu qeverinë për mungesë të rezultateve konkrete në zgjidhjen e çështjes së veriut të vendit. Ajo ka paralajmëruar se qytetarët janë të zhgënjyer nga politika e qeverisë dhe se kjo do të reflektohet në zgjedhjet e ardhshme.
“Më 9 shkurt, VV shkon në shtëpi sepse praktika” ka zgjatur shumë”, ka thënë Bajrami, duke aluduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.