Humbjet që po i ndodhin Serbisë me vendosjen e taksës
- 31.01.2019

U bënë që 2 muaj e më shumë, që u vendos taksa 100% ndaj mallrave serbe dhe ato boshnjake, por Kryeministri i Kosovës është duke pësuar shumë presion nga shteti aleat, si Amerika dhe Bashkimi Evropian, që të pezullohet taksa, por Haradinaj nuk zmbrapset nga vendimi që ai mori, kurse Ekonomia Serbe është duke pasur rënie shumë të madhe.
Sipas statistikave doganore të Kosovës, ekonomia serbe ka pësuar 66 milionë euro humbje, pas vendosjes së taksës nga Qeveria e Kosovës.
Po ashtu, rënien e ekonomisë e bëri të ditur, ministri i turizmit dhe telekomunikacionit në Serbi, Rasim Ljajiq ku deklaroi se shteti Serb po pëson humbje të mëdha, vetëm për dy muaj ka humbur 66 milionë euro.
“Nuk e di nëse do të ndodhë rënia e taksës apo rënia e qeverisë në Prishtinë”, ka thënë ai, raporton “Zëri”.