Zëvendëskryeministri i Kosovës në largim, Enver Hoxhaj, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak te ftesës së Gjykatës Speciale, ka thënë se i vetmi agresor në Kosovë ka qenë Serbia.

Pasi dje mori ftesën nga Gjykata Speciale kryeminstri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj, po ashtu mori ftesë edhe ish-shefi i shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi si dhe Jakup Krasniqi.

Përmes një postimi në Facebook, Enver Hoxhaj ka shkruar se: “Ka vetëm një krim që ka ndodhur në Kosovë. Ka vetëm një agresor. Ka vetëm një palë viktimë. Ka vetëm një popull që ka luftuar për liri e pavarësi. Ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë”.

“Dje, sot dhe nesër jemi me Jakup Krasniqin e Bislim Zyrapin të cilët do ta dëshmojnë, si përherë, pastërtinë e luftës”, ka potencuar Hoxhaj në postimin e tij në Facebook.

Sipas Hoxhajt nuk ka barazim të krimeve të agresorit me viktimën.

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/1920639748037768