Hoxhaj uron Pashkët: Të gjejmë forcë dhe shpresë t’i kalojmë ditët e rënda

Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj u ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve katolikë dhe ka thënë se kjo festë është simbol i ringjalljes, i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, e që bota tash po e pret në një kohë jo të mirë. 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi një rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për Pashkë dhe është shprehur që të ketë paqe, begati dhe harmoni në shtëpitë e tyre.

Ai ka thënë se përkundër faktit që kjo festën tani po festohet në kohë jo të mirë, njerëzimi ka dëshmuar se ka durimin dhe fuqinë për të rindërtuar jetën, andaj edhe këto ditë të rënda do të përballohen.

Urimi i plotë i Enver Hoxhajt:

Të gjithë atyre që kremtojnë festën e Pashkëve, u dërgoj urimet e mia më të përzemërta për paqe, begati, gëzim e harmoni. Kjo festë është simbol i ringjalljes, i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, që këtë vit bota po e pret në një kohë jo të mirë. Por, është dëshmuar se njerëzimi ka durimin dhe fuqinë për të rindërtuar jetën. Andaj, edhe tash së bashku do të gjejmë forcën dhe shpresën t’i përballojmë ditët e rënda. 

Gëzuar për shumë mote Pashkët, me më të dashurit tuaj! 

RAPORTO