Hoxhaj: Shkarkimi i ambasadorëve nga Qeveria Kurti, skandali më i madh në politikën e jashtme

20.05.2021

Shkarkimi i 12 ambasadorëve nga misionet diplomatike, ka bërë që të reagojë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj. Hoxhaj ka thënë se vendimin për shkarkimin e ambasadorëve përbën skandalin më të madh diplomatik në politikën e jashtme të vendit. Po ashtu ai ka thënë se veprime të tilla dëmtojnë imazhin e Kosovës në […]

Hoxhaj: Shkarkimi i ambasadorëve nga Qeveria Kurti, skandali më i madh në politikën e jashtme Foto: Ilustrim

Shkarkimi i 12 ambasadorëve nga misionet diplomatike, ka bërë që të reagojë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se vendimin për shkarkimin e ambasadorëve përbën skandalin më të madh diplomatik në politikën e jashtme të vendit.

Po ashtu ai ka thënë se veprime të tilla dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë.

“Qeveria Kurti, me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me “çelës politik”, e ka suspenduar Politikën e Jashtme. Në 23 misione diplomatike, Republika e Kosovës nuk ka ambasadorë. Kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës.

Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë. Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomacy”, ka shkruar Hoxhaj.