Hoxhaj: Serbia e ka vetëm një opsion, ta njohë Kosovën shtet të pavarur

Hoxhaj: Serbia e ka vetëm një opsion, ta njohë Kosovën shtet të pavarur
Herolind Bytyçi

18.04.2021 / Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha sot se Serbia e ka vetëm një mundësi, ta njoh Kosovën shtet të pavarur dhe të ecë përpara, apo të vazhdojë të mbetet në mendësinë e viteve 90’ta siç është me Aleksandër Vuçiç e me Ivica Daçiç.

Ky reagim i kreut të PDK-së erdhi sot në twitter, menjëherë pas deklaratave të kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiç i cili ka deklaruar për mediat serbe se ideja për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës së Serbisë për Kosovën është histori boshe.

Postimi i Enver Hoxhajt në Twitter:

Serbia ka vetëm  një opsion, ta njoh Kosovën si shtet të pavarur ose të mbetet me mendësinë e vitet të 90-ta, siç është tani me Vuçiçin dhe Daçiçin. Është detyrë e Bashkimit Evropian që të arrij këtë qëllim pa vonesa, pa dialog teknik por vetëm me njohje reciproke dhe me ulëse në Këshillimin e Sigurimit. S’ka rrugë tjetër.

RAPORTO