Në seancën e Kuvendit të Kosovës që po vazhdon të mbahet, ku në rend dite është interpelanca e kryeministrit Hoti, partitë opozitare kanë ngritur debat për temat nacionale.
Në fjalën e tij në emër të grupit parlamentar të PDK-së, deputeti Enver Hoxhaj, ka thënë se për krahasim nga Qeveria Kurti që brenda mandatit shkeli kushtetutën e Kosovës dy herë, Qeveria aktuale brenda dy jave ka bërë tri gabime.
Sipas Hoxhajt gabimi i Qeverisë Hoti është që jo vetëm që nuk ka takes, e as reciprocitet por edhe është hequr dorë nga anëtarësimi i Kosovës në organizatat e jashtme, për çka edhe Ministria e Punëve të Jashtme është vendosur në pauzë, shkruan SuharekaOnline.
Më tutje Enver Hoxhaj, ka kritikuar Hotin për shkuarjen e tij në Bruksel para se të shkoj në Washington, duke e quajtuar gabim protokollor.
Edhe me rastin e shkuarjes në Washington, Hoxhaj ka thënë se kryeministri po shkon pa parime, pa tema dhe pa platformë duke e marr parasysh që po qarkullojnë informacione që atje do të bisedohet unionin doganor, tregun e përbashkët, mini-shengenin, tema këto që edhe LDK edhe PDK në të kaluarën kanë qenë kundër.