Hoxhaj përmend Thaçin e Veselin në Konventë: Jam i bindur se do të kthehen faqebardhë

03.07.2021

Me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar ka nisur të mbahet konventa e Partisë Demokratike të Kosovës, prej ku do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie. Deri tani kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së është Memli Krasniqi. Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj njëherit edhe deputet në […]

Hoxhaj përmend Thaçin e Veselin në Konventë: Jam i bindur se do të kthehen faqebardhë Foto: Ilustrim

Me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar ka nisur të mbahet konventa e Partisë Demokratike të Kosovës, prej ku do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie.

Deri tani kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së është Memli Krasniqi.

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj njëherit edhe deputet në Kuvendin e Kosovës ka folur për Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka përmendur edhe dy ish-kryetarët e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veselin duke thënë se është i bindur se do të kthehen faqebardhë.

“Jam i bindur se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të kthehen faqebardhë pasi qëlufta jonë ka qenë e drejtë. Ata do t’i kthehen familjeve të tyre dhe PDK’së.

Ne bashkëpuntorët e tyre jemi shumë krenarë me ta. Ata kurrë nuk e vendosën interesin personal mbi interesat e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.