Këtë e tha Hoxhaj, në një reagim të tij në llogarinë në rrjetin social “Facebook”.

Ai tha se mjegulla evropiane e krijuar për liberalizimin e vizave është një koncentrat hipokrizie dhe diskriminim i ndërtuar në paranoja dhe paragjykime.

”Mjegulla evropiane e krijuar për liberalizimin e vizave është një koncentrat hipokrizie dhe diskriminim i ndërtuar në paranoja dhe paragjykime! Disa herë Komisioni dhe Parlamenti Evropian nga viti 2018 ka konfirmuar që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret! Çfarë dëgjoj dje dhe sot rreth ndonjë udhërrëfyesi të ri, është mjerim politik, gjë që ju kam thënë për shumë kohë kolegëve të mi evropianë!”.