Hoxhaj për Kurtin: Sa ishte në opozitë fliste për bashkim kombëtar, sot refuzon ta takojë Ramën

06.07.2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për hipokrizi, pas refuzimit që ai bëri për takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në një takim që është jashtë mbledhjes së dy qeverive. Hoxhaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se hipokrizia e Kurtit po […]

Hoxhaj për Kurtin: Sa ishte në opozitë fliste për bashkim kombëtar, sot refuzon ta takojë Ramën Foto: Ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për hipokrizi, pas refuzimit që ai bëri për takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në një takim që është jashtë mbledhjes së dy qeverive.

Hoxhaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se hipokrizia e Kurtit po shpërfaqet në sjelljen e tij, siç ka thënë ai, të një feudali mesjetar e autokrati inatçi.

“Hipokrizia politike e Albin Kurtit shpërfaqet në sjelljen e tij si të një feudali mesjetar dhe autokrati inatçor, që deri sa ishte në opozitë fliste për bashkim kombëtar dhe sot nuk mund të bashkohet në takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama!”, ka shkuar Hoxhaj.