Hoxhaj për konfirmimin e aktakuzës së Veselit nga Specialja: E kemi ditur një ditë më herët

16.11.2020

Ushtruesi i detyrës së Partisë Demokratike në Kosovë, Enver Hoxhaj tregon se vetëm një numër i vogël i partisë së PDK-së kanë qenë të informuar se Gjykata Speciale ia ka konfirmuar aktakuzën Kadri Veselit. Hoxhaj thotë se lajmin për konfirmimin e aktakuzës e kanë ditur një ditë më herët, ku Kadri Veseli kishte komunikuar me […]

Hoxhaj për konfirmimin e aktakuzës së Veselit nga Specialja: E kemi ditur një ditë më herët Foto: Ilustrim

Ushtruesi i detyrës së Partisë Demokratike në Kosovë, Enver Hoxhaj tregon se vetëm një numër i vogël i partisë së PDK-së kanë qenë të informuar se Gjykata Speciale ia ka konfirmuar aktakuzën Kadri Veselit.

Hoxhaj thotë se lajmin për konfirmimin e aktakuzës e kanë ditur një ditë më herët, ku Kadri Veseli kishte komunikuar me avokatin e tij, Hoxhaj tutje shton se ishte e vështirë ta pranonin një lajm të tillë.

”E kemi ditë një ditë më herët. Kryetari Veseli ka pasë një komunikim me avokatin e tij. Ka qenë një gjendje shoku, e vështirë njerëzore dhe emocionale. Lajmin e kemi ditë vetëm 7-8 persona të PDK-së. Mendoj se atë ditë ka qenë gjendje e vështirë për neve si miq të tij dhe poashtu më e vështirë ditën e nesërme kur është dashtë të dorëzohet në EULEX. Ka qenë një situatë jashtë imagjinatës tonë” përfundon Hoxhaj ne Dukagjini.