Hoxhaj: PDK nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente

24.03.2021

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se partia e tij nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të ardhshme të Kosovës. Sipas tij, Osmani është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit. Përmes një shkrimi në profilin e tij Hoxhaj ka bër të ditur se PDK nuk […]

Hoxhaj: PDK nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente Foto: Ilustrim

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se partia e tij nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të ardhshme të Kosovës.

Sipas tij, Osmani është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit.

Përmes një shkrimi në profilin e tij Hoxhaj ka bër të ditur se PDK nuk do ta tradhtojë besimin e votuesve të saj.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të ardhshme të Kosovës. Ajo është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit. Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që pëfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, znj. Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes.

PDK-ja nuk do ta tradhëtoj besimin e votuesve të saj. Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim. PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga z. Kurti”, ka shkruar Hoxhaj.