08.11.2019, 17:18

Hoxhaj: PDK dhe unë si pjesë e saj, do të punojmë pa u kursyer në të mirën e qytetarëve dhe shtetit

Zëvendëskryeministri në largim si dhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të punojmë pa u kursyer në të mirën e qytetarëve dhe shtetit.

Hoxhaj tha se: “Partia Demokratike e Kosovës dhe unë si pjesë e saj, do të punojmë pa u kursyer në të mirën e qytetarëve dhe shtetit edhe duke qenë në opozitë në legjislaturën e re”.

Po ashtu Hoxhaj tha se dua të shpreh falenderimin për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që më kanë dhënë besim të pakursyer për t’i përfaqësuar, gjë të cilën do ta bëjë më së miri që di dhe mundem, ashtu siç e kam bërë deri tani.

LEXO EDHE:  KQZ tregon sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani në QNR

Duke e çmuar lart besimin tuaj, do të vazhdoj edhe më tutje të jap kontributin tim në të mirën e vendit dhe për të mirën e përgjithshme brenda Partisë Demokratike të Kosovës, i zgjedhur në legjislaturën e gjashtë me radhë si deputet.

Urime të gjithëve dhe të vazhdojmë aty ku kemi mbetur!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.