Hoxhaj pas paraqitjes së parë të Thaçit në Hagë: Sot ka filluar procesi kundër lirisë së Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar menjëherë pas përfundimit të paraqitjës së parë të ish-prestidentit Hashim Thaçit në Hagë.

Hoxhaj përmes një postimi në facebook ka thënë se sot në Hagë nuk ka filluar procesi kundër Hashim Thaçit por kundër lirisë së Kosovës.

“Në Hagë, sot nuk filloi një proces kundër Hashim Thaçit, por një proces gjyqësor kundër lirisë së Kosovës, pavarësisë, sakrificës së popullit tonë dhe luftës çlirimtare! Lufta jonë mbrojtëse u bë nga populli Kosovës! Atje po gjykohet populli i Kosovës!” ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj thotë se Thaç deri më sot iu ka prirë betejave si asaj për liri, për pavarsi dhe shtetndërtim, e kjo është beteja e radhës dhe jo e fundit ku Thaçi do të dalë fitues.

“Hashim Thaçi, deri më sot iu ka prirë betejave. Asaj për liri, asaj për pavarësi, asaj për shtetndërtim. Kjo është beteja e radhës dhe jo e fundit që Hashim Thaçi do t’i prijë, për të dalë sërish fitues. Për të dalë fituese Kosova!” ka shtuar Hoxhaj.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Gjithashtu, u.d së kreut të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se paraqitja dijnitoze e Presidentit Thaçi në Dhomat e Specializuara për Kosovën është vazhdim i përpjekjeve të tij për forcimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

” E di që do ta mbash premtimin! Mirupafshim miku im!” ka shkruar në fund Hoxhaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.