Hoxhaj: Opozita e dikurshme, ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në BE

09.05.2021

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në Ditën e Evropës ka akuzuar LVV-në për çështjen e liberalizimit të vizave. Hoxhaj përmes një postimi në Facebook thotë se Qeveria e sotme, njëherit opozita e dikurshme, ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka dëmtuar shumë herë progresin e arritur. […]

Hoxhaj: Opozita e dikurshme, ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në BE Foto: Ilustrim

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në Ditën e Evropës ka akuzuar LVV-në për çështjen e liberalizimit të vizave.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook thotë se Qeveria e sotme, njëherit opozita e dikurshme, ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka dëmtuar shumë herë progresin e arritur.

Postimi i plotë:

Edhe 9 maji i vitit 2021, Dita e Evropës, e gjenë Kosovën pa liberalizim të vizave, pa status të kandidatit dhe fatkeqësisht, pa rrugë të qartë për të ardhmen evropiane.

Qeveria e sotme, Opozita e dikurshme, ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka dëmtuar shumë herë progresin e arritur.

Po ashtu, edhe vetë BE-ja është vonuar në përmbushjen e premtimeve dhe obligimeve karshi qytetarëve të Kosovës, posaçërisht në liberalizimin e vizave.

Kosova nuk ka tjetër alternativë dhe duhet të mbetet e përkushtuar në orientimin e saj evropian, por edhe Evropa duhet të tregohet serioze dhe e angazhuar në plotësimin e obligimeve ndaj qytetarëve tanë.