Hoxhaj: Në ditën kur në Serbi po hapen varreza masive të shqiptarëve, në Hagë po gjykohen luftëtarët e lirisë

Ushtruesi i detyrës së Kreut të Partisë Demokratike në Kosovë, Enver Hoxhaj sot ka reguar pas konferencës së radhës të Gjykatës Speciale, ndaj ish-presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, ish-kryeparlamentarit Krasniqi dhe deputetit Selimi.

Enver Hoxhaj ka thënë se në ditën kur në Serbi po zhvarrosen eshtrat e shqiptarëve, viktimave të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, në Hagë po gjykohen ushtarët e lirisë së ndërmarrjes së përbashkët çlirimtare!

“Në ditën kur në Serbi po zhvarrosen eshtrat e shqiptarëve, viktimave të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, në Hagë po gjykohen ushtarët e lirisë së ndërmarrjes së përbashkët çlirimtare! Në ditën kur katër metra nën tokë po shfaqen përmasat e gjenocidit serb, në Hagë po gjykohen luftëtarët e lirisë!” ka shkruar Hoxhaj

Postimi i plotë:

Procesi gjyqësor kundër presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, ish-kryeparlamentarit Krasniqi, deputetit Selimi, si dhe bashkëluftëtarëve të tyre, është një tentim për rishkruarjen e historisë përmes një procesi të paprecedent në historinë e drejtësisë ndërkombëtare.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Në Hagë po tentohet të rishkruhet historia e Kosovës, të rinegociohet liria e jonë dhe të njolloset lufta e drejtë e UÇK-së.

Në ditën kur në Serbi po zhvarrosen eshtrat e shqiptarëve, viktimave të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, në Hagë po gjykohen ushtarët e lirisë së ndërmarrjes së përbashkët çlirimtare!

Në ditën kur katër metra nën tokë po shfaqen përmasat e gjenocidit serb, në Hagë po gjykohen luftëtarët e lirisë! Lufta e popullit të Kosovës për liri nuk mund të ndryshohet. Nuk mund të gjykohet. Nuk mund të dënohet!

Lufta e popullit të Kosovës nuk mund të ndërrohet, sepse mban vulën e NATO-s, Tony Blairit, Bill Clintonit dhe botës perëndimore e demokratike.

Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre janë përfaqësues të kësaj lufte, të kësaj lirie dhe kësaj pavarësie, që janë të shenjta dhe nuk mund të ndërrohen nga askush.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.