Hoxhaj: Miratimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike është meritë e PDK-së

07.12.2020

Kuvendi i Kosovës të premten pas disa muaj tentime, me 72 vota për dhe asnjë kundër arriti ta miratojë Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, ku parashihet edhe të drejta e qytetarëve për të tërhequr 10% të Trustit. Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se meritën kryesore për miratimin e Pakos Ekonomike e cila do […]

Hoxhaj: Miratimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike është meritë e PDK-së Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës të premten pas disa muaj tentime, me 72 vota për dhe asnjë kundër arriti ta miratojë Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, ku parashihet edhe të drejta e qytetarëve për të tërhequr 10% të Trustit.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se meritën kryesore për miratimin e Pakos Ekonomike e cila do t’i ndihmojë qytetarët e ka partia e tij.

“Merita është e PDK-së për miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka thënë Hoxhaj në një intervistë për Reporterin.

Hoxhaj gjithashtu tha se ky vendim është i parë në kuadër të përgjegjësive që ai ka, tutje ai thotë se ka insistuar për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe meritën për këtë miratim të këtij ligji e ka PDK-ja, Bedri Hamza dhe një grup i ekonomistave të cilët kanë dhënë propozime konkrete.

Ai thotë se qasja e PDK-së nuk ishte kushtëzimi, por përmirësimi i Pakos, e cila do ta mbështet sektorin privat dhe qytetarin, dhe sipas tij me insistimin e PDK-së, vlera është rritur mbi 250 milionë euro.