Hoxhaj: Kushdo që i kërkon votat për postin e presidentit, në atë propozim do ta ketë edhe kandidatin e PDK-së

09.12.2020

Kreu në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar për çështjen e postit të presidentit ku ka thënë se PDK nuk shantazhohet dhe nuk lejon që shtetin e Kosovës dikush ta merr peng. Hoxhaj thotë se PDK është e gatshme që të bisedojnë për këtë çështje me çdo parti politike, por thotë […]

Hoxhaj: Kushdo që i kërkon votat për postin e presidentit, në atë propozim do ta ketë edhe kandidatin e PDK-së Foto: Ilustrim

Kreu në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar për çështjen e postit të presidentit ku ka thënë se PDK nuk shantazhohet dhe nuk lejon që shtetin e Kosovës dikush ta merr peng.

Hoxhaj thotë se PDK është e gatshme që të bisedojnë për këtë çështje me çdo parti politike, por thotë që PDK nuk do të bëhet palë e e një procesi që do të prodhote një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë, transmeton SuharekaOnline.

Hoxhaj tutje thotë se kushdo që ia kërkon votat PDK-së duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë se në atë propozim e ka brenda edhe kandidatin e PDK-së.

Shkrimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës nuk shantazhohet dhe as nuk do të lejoj që dikush ta marr peng shtetin e Kosovës. Jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë me çdo parti politike paralamentare që ta tejkalojmë krizën institucionale në vend dhe ta zgjedhim një president dinjitoz që i shërben unitetit të brendshëm dhe thellon partneritetin me aleatët tonë.

Por, PDK nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë. Republika jonë është mbi interesat politike dhe egot personale.

Kushdo që kërkon votat e deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, duhet ta kuptoj njëherë e përgjithmonë, që në atë propozim e ka brenda edhe kandidatin e PDK-së!

Barrikadimi pas propozimeve individuale, ende pa filluar një diskutim politik ndërmjet partive parlamentare, është i dëmshëm dhe nuk e ndihmon tejkalimin e krizës por vetëm thellimin e saj.