Hoxhaj: Kurti sot i dha një goditje tjetër medias dhe fjalës së lirë në vend

22.06.2021

Komisioni për Buxhet ka rekomanduar shkarkimin e Bordit të RTK-së. “Me 6 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim ky propozim i shkon Kuvendit me pikat e Komisionit”, ka thënë kryetarja e Komisionit Doarsa Kica Xhelili. Deputetët e Vetëvendosjes që janë anëtarë në këtë Komision, kanë përkrahur rekomandimet e Komisionit për shkarkim. Ndërsa ushtruesi i detyrës […]

Hoxhaj: Kurti sot i dha një goditje tjetër medias dhe fjalës së lirë në vend Foto: Ilustrim

Komisioni për Buxhet ka rekomanduar shkarkimin e Bordit të RTK-së.

“Me 6 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim ky propozim i shkon Kuvendit me pikat e Komisionit”, ka thënë kryetarja e Komisionit Doarsa Kica Xhelili.

Deputetët e Vetëvendosjes që janë anëtarë në këtë Komision, kanë përkrahur rekomandimet e Komisionit për shkarkim.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pasi që u inicua shkarkimi i bordit të Radio Televizionit Publik të Kosovës.

Ai ka thënë se qeveritë me prirje autoritare synim dhe qëllim kanë kontrollimin e vullnetit politik, mediave dhe të opinionit publik. Fatkeqësisht, sipas tij, këtë manual po e zbaton me përpikmëri Qeveria Kurti.

“Edhe pse e dalë nga një proces zgjedhor demokratik dhe shembull për rajonin, puna e parë që bëri Albin Kurti ishte nxitja e shkarkimit të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Sot, ai shkarkoi edhe bordin e RTK-së, duke i dhënë edhe një goditje tjetër medias dhe fjalës së lirë në vend”, ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj në rrjetin social “Facebook”.

Shkrimi i plotë i u.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj:

Qeveritë me prirje autoritare synim dhe qëllim kanë kontrollimin e vullnetit politik, mediave dhe të opinionit publik.

Fatkeqësisht, këtë manual po e zbaton me përpikmëri Qeveria Kurti II. Edhe pse e dalë nga një proces zgjedhor demokratik dhe shembull për rajonin, puna e parë që bëri Albin Kurti ishte nxitja e shkarkimit të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Sot, ai shkarkoi edhe bordin e RTK-së, duke i dhënë edhe një goditje tjetër medias dhe fjalës së lirë në vend.

Atë që e kemi paralajmëruar si PDK edhe po ndodhë, dy gjëra do ta karakterizojnë këtë Qeveri: Mashtrimet politike në mungesë të një programi të mirëfilltë qeverisës dhe autoritarizmi, si e vetmja metodë të cilën ata e njohin.