Hoxhaj: Kurti s’ka vullnet politik e as fuqi shpirtërore ta formojë Qeverinë

31.01.2020

Zëvendëskryeministri në detyrë njëherish edhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Albin Kurti si mandatar për formimin e Qeverisë nuk ka vullnet politik e as fuqi shpirtërore ta bëjë një gjë të tillë. Po ashtu Hoxhaj në një intervistë për EkonomiaOnline ka konfirmuar se në asnjë variant dhe […]

Hoxhaj: Kurti s’ka vullnet politik e as fuqi shpirtërore ta formojë Qeverinë Foto: Ilustrim

Zëvendëskryeministri në detyrë njëherish edhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Albin Kurti si mandatar për formimin e Qeverisë nuk ka vullnet politik e as fuqi shpirtërore ta bëjë një gjë të tillë.

Po ashtu Hoxhaj në një intervistë për EkonomiaOnline ka konfirmuar se në asnjë variant dhe formulë nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Ai tha se ne si PDK kemi fituar të gjitha zgjedhjet nga viti 2007 deri në vitin 2017 dhe ne e dimë që ka qenë detyrë e partisë së parë që të ulet të negocion që të gjejë zgjidhje, të bëjë kompromise me qëllim që vendi realisht të ketë qeveri sa më parë.

“Mendoj që partia e parë e cila ka më së shumti ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe kjo është Vetëvendosja dhe mandatari z. Kurti e kanë përgjegjësinë kryesore për formimin e qeverisë së Kosovës. Ne si PDK kemi fituar të gjitha zgjedhjet nga viti 2007 deri në vitin 2017 dhe ne e dimë që ka qenë detyrë e partisë së parë që të ulet të negocion që të gjejë zgjidhje, të bëjë kompromise me qëllim që vendi realisht të ketë qeveri sa më parë. Por kjo se çfarë po ndodh tregon që përgjegjësinë kryesore e ka VV-ja dhe z. Kurti pasi që ata e kanë marrë konfirmimin prej presidentit si mandatar dhe duket që nuk po gjen as vullnet politik po as fuqi shpirtërore që ta bëjë një zgjidhje me një partner të koalicionit”, thotë ai.

Sipas Hoxhajt përgjegjësia kryesore për formimin e qeverisë së re i takon subjektit politik që mori më shumti deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Qëndrimi i PDK-së është i prerë mbetet në opozitë, këtë e kemi thënë menjëherë pasi që është shpallur rezultati zgjedhor. PDK-ja nuk hyn në asnjë formulë qeverisëse dhe ne ju kemi shërbyer qytetarëve për 12 vjet duke qenë në qeveri dhe mendojmë që është në interes të PDK-së që të mbetemi në opozitë. Kjo është e shkruar në gur dhe nuk ndryshon asgjë. Kush i ka fituar zgjedhjet e ka obligim ta formojë qeverinë, nëse ka formula të tjera po ashtu ne jemi të prerë dhe të vendosur që të mos jemi pjesë e këtyre formulave qeverisëse. Ne mbesin më opozitë”, thotë ai.