Hoxhaj kritika Qeverisë: E dhimbshme të shohësh gjyshërit tanë të shtyhen për vaksina

14.05.2021

Sot ka filluar vaksinimi i personave mbi 65 vjeç në sallën “1 Tetori”, gjersa presin qyetarët për t’u vaksinuar kundër COVID-19 është krijuar një turmë, ku përmes disa fotografive shihet qartë që nuk ka distancë. Ndërsa lidhur me këtë trumë ka reaguar kryetari në detyrë i PDK-së njëherish edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Enver […]

Hoxhaj kritika Qeverisë: E dhimbshme të shohësh gjyshërit tanë të shtyhen për vaksina Foto: Ilustrim

Sot ka filluar vaksinimi i personave mbi 65 vjeç në sallën “1 Tetori”, gjersa presin qyetarët për t’u vaksinuar kundër COVID-19 është krijuar një turmë, ku përmes disa fotografive shihet qartë që nuk ka distancë.

Ndërsa lidhur me këtë trumë ka reaguar kryetari në detyrë i PDK-së njëherish edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se është për keqardhje që prindërit dhe gjyshërit të dëshpëruar për një vaksinë e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, shtyhen me njëri-tjetrin sepse Qeveria nuk ka ditur ta organizoj procesin e vaksinimit.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje. Të dëshpëruar për një vaksinë e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, tani të shtyhen me njëri-tjetrin sepse Qeveria nuk ka ditur të organizoj një proces të thejshtë vaksinimi.

Kështu, më shumë ekziston rreziku që ata të infektohen me Covid, sesa mundësia që të vaksinohen. Kjo është pasqyra e një qeverisje pa plan e program. Pa dije e përvojë për të ndihmuar qytetarët e saj. E dhimbshme. Shumë e dhimbshme.