Çlirim Gashi
31.03.2019, 9:27

Hoxhaj kërkon heqjen e taksës: “Po e bllokojmë dialogun”

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar edhe një herë heqjen e  taksës.

Taksa 100 për qind naj mallrave Serb dhe ato të Bosnjës, ka arritur efektin e saj duke i humbur milionat këtyre dy shteteve.

Sipas Hoxhaj taksa i ka shkaktuar dëm Serbisë mbi 150 milionë euro.

Madje ai tha se kjo taksë i ka treguar shtetit Serb, që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Po ashtu, Hoxhaj tha se taksa duhet të pezullohet në mënyrë që të mos lëndohen raportet me Amerikën e BE-në.

“Unë mendoj që taksa e ka mbërritur efektin e saj meqë taksa e ka goditur ekonominë e Serbisë, kur ne po flasim dëmi i ekonomisë serbe është mbi 150 milionë euro dhe nëse Serbia ka bërë përpjekje që ta përdor buxhetin e Kosovës për të tërhequr njohje, por të korruptuar Qeveri të ndryshme në botë”, tha Zëvendëskryeministri i Kosovës.

Hoxhaj ndër tjerash tha se: “Që pas 11 vjet të pavarësisë, pas 20 vjet të lirisë, ta përmbyllim shtetndërtimin tonë”.

“Bllokada e dialogut dhe dështimi i dialogut nuk është në interes të Kosovës, po kjo temë nuk është temë që i takon vetëm një pjese të politikës në Kosovë, vetëm një partie politike unë mendoj që për interesa strategjike duhet të jemi unik dhe duhet të lëvizim përpara”.

Edhe Enver Hoxhaj si liderët e tjerë shtetërorë ka caktuar një datë, ku BE do t’i heqë vizat për shtetin e Kosovës.

Sipas Hoxhajt, Bashkimi Evropian (BE) në muajin korrik do të sjellë një përgjigje pozitive, për kosovarët në lidhje me liberalizimin e vizave.